Kaloni te përmbajtja kryesore

Moszbatimi i marrëveshjes se Brukselit dhe aneksit të Ohrit

Janë bërë më shumë se një vit që nga arritja e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit dhe ende nuk ka një zbatim të saj.

Qeveria e Kosovës nuk dha përgjigje nëse kjo marrëveshje do të zbatohet nga ana e Kosovës por një ditë më parë kryeministri Kurti tha se marrëveshja bazike duhet të zbatohet nga të dyja palët.

“Marrëveshja duhet respektuar, marrëveshja duhet zbatuar, por Beogradi nuk e njeh marrëveshjen që e ka njohur sepse tani e kanë parë që marrëveshja nuk është e pranueshme në ideologjinë serbe të madhe. Mendoj se nga njëra anë duhet të respektojmë Marrëveshjen Bazike të shkurtit të vitit të kaluar dhe ta zbatojmë së bashku”, tha Kurti.

Bashkimi Evropian, ndërkaq ka përsëritur qëndrimin se as Kosova e as Serbia, nuk do të mund të bëjnë hapa përpara drejt integrimeve evropiane, nëse nuk e zbatojnë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.

Për profesorin unversitar të marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi, kjo marrëveshje nuk do të zbatohet, derisa Serbia ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur.

“Besoj qe qeveria ka qene e gatshme do te duhej te jete e gatshme te zbatoje marrëveshjen pavarësisht qe tashmë duket se jemi ne ethet  fushatës parazgjedhore. Por nëse i referohemi deklaratave te mëhershme te z kurti dhe përpjekjeve te tij që ta detyrojë Vuçiqin për nënshkrimin marrëveshjes kjo nënkupton qe ne momentit që Serbia do të detyrohet të pranoj realitetin e ri në Kosovën e pavarur edhe qeveria e ks është e gatshme të lëvizë për përmbushjen e detyrimeve. Përpjekjet e faktorit ndërkombëtar duhet të shtojën trysninë mbi Beogradin qe te me përmbushë detyrimet..”, tha Fetoshi për RTV21.

Njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazrreku, ndërkaq fajëson Serbinë për moszbatim të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve.

“Kosova ka treguar gjithë vullnetin dhe gatishmërinë e saj për zbatim e marrëveshjes më Serbinë. Por kur BE-ja thotë që në mënyrë që kosova t’i jepet mundësia për anëtarësim ka diçka të padrejtë dhe joreale në këtë rast..Fajtore në moszbatimin e marrëveshjes  janë veprimet asimetrike nga ana e së Serbisë “, tha Mazrreku.

Në shkurt të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq në mars u dakorduan për Aneksin e zbatimit të saj. Kosova insiston që marrëveshja duhet të nënshkruhet, ndërkaq Serbia e refuzon një gjë të tillë./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button