Mot i lig në Shqipëri , stuhi shiu dhe breshër!

Reshjet e pasdites së sotme janë shoqëruar me era të forta duke rrëzuar pemë të larta në fshatrat Sheqeras e Orman në bashkinë e Maliqit

Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për larfimin e pemëve nga rruga që për disa minuta kanë penguar edhe qarkullimin normal të mjeteve.

Pas stuhisë, gjithçka është normalizuar përsa i përket furnizimit me energji elektrike.

Ndërkohë që e njëta situatë ëhstë paraqitur edhe në Tiranë, Durrës, Bulqizë dhe Elbasan.

Për shkak të erës së fortë edhe në qytetin e Elbasanit janë rrëzuar pemë në rrugë. /Vizionplus.tv/

Back to top button