Mot i ndryshueshëm me reshje lokale dhe bubullima

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, pasdite në pjesët perëndimore do të ketë reshje të rrëmbyeshme lokale bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar erë e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 25 deri në 33 gradë Celsius.

Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 17, ndërsa maksimale do të arrijë në 31 gradë.

Të dielën do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar herë pas here do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verior, e cila do të shkaktojë ulje të temperaturës ditore. Pastaj moti do të jetë kryesisht stabil me një rritje të lehtë të temperaturës ditore./TV21

Back to top button