Mot i nxehtë edhe këtë javë në Shqipëri

Moti i nxehtë do të vijojë edhe në javën e parë të gushtit në Shqipëri, megjithëse do të ketë një rënie të lehtë të vlerave termike.
Zona Bregdetare do të jetë në mbizotërim të kthjellimeve gjatë gjithë ditës. Ndërsa zona e ulët dhe malore parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites të kenë kalime të pakta vranësirash, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19 gradë celsius deri në 39 gradë celsius.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Perendimor Veriperendimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Back to top button