Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 21 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se moti sot do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të jenë nga 16 e deri në 21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi një e deri në katër metër për sekond.