Mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, në Kosove do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura.
Siç bëhet e ditur në njoftim temperaturat mbeten të larta për ketë periudhë të stinës, ndonëse kanë mbetur edhe më pak se tri javë, kur dhe zyrtarisht futemi në stinën e verës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s./21Media

Back to top button