Mot me diell dhe vranësira sot në Kosovë

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat ditën e shtunë kryesisht në pjesën e dytë të ditës, parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore në vise të larta, por reshje parashihet të ketë edhe në viset mesatare dhe të ulëta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s./21Media

Back to top button