Mot me diell dhe vranësira, temperatura deri në 33 gradë

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës parashihen të intensifikohen duke krijuar mundësi për riga shiu, ndersa në vende të izoluara parashihet reshje breshëri.

IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27- 33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s./21Media

Back to top button