Mot me diell dhe vranët

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell dhe vranët, ndërsa vende-vende do të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufes. Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Po ashtu bëhet e ditur se temperaturat do të jenë tipike pranverore, minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius.
Indeksi UV në fillim do të shënojë vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s. /21Media

Back to top button