Mot me diell gjatë dy ditëve të ardhshme

Në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme do mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vranësirat ditën e shtune kryesishtnë pjesën e dytë të ditës, parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore në vise të larta por reshje parashihet të ketë edhe në viset mesatare dhe të ulëta.
Bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s./21Media

Back to top button