Mot me diell gjatë javës së ardhshme

 

Java e ardhshme do të fillojë me mot të qetë, me diell dhe temperatura pranverore. Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Nga e mërkura pritet të ketë mot ndryshim të motit, me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media 

Back to top button