Mot me diell në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesëshme.
Riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, por edhe në viset e ulëta, kryesisht në anën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet i lartë./21Media