Mot me shi e borë të dielën në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë barike do të krijoj kushte për krijimin e vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. “Reshjet e borës më të fokusuara parashihen në viset e larta malore”.
IHMK ka njoftuar se sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Të dielen temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Kushtet biometeorologjike mbesin relativisht të mira, por jo edhe kushtet agrometeorologjike, pasi që fusha e pemtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme, mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës (të hënën dhe ditën e marte)./21Media