Mot sot, temperaturat deri në 30 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.
“Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta, prandaj këshillohet që udhëzimet e IKSHP të respektohen, (që nga ora 10-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit). Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media
