Moti: Dita – e kthjellët, nata me riga

Sot mbi vendin tonë do të jetë mot me diell.
Paradite në jugperëndim dhe perëndim do të ketë mjegull, ndërsa në mbrëmje nga jugperëndimi dhe perëndimi me vranësira dhe gjatë natës reshje shiu.
Temperatura e mëngjesit nga 0 deri në 5 gradë Celsius, më e larta e ditës deri në 15 gradë Celsius.
Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e favorshme për shumicën e pacientëve me sëmundje kronike.
Këshillohet kujdes i shtuar për njerëzit me probleme të zemrës, paqëndrueshmëri nervore dhe gjatë mëngjesit për njerëzit me probleme të frymëmarrjes. Janë të mundshme reaksione të lehta meteoropatike në formën e dhimbjes së kokës dhe të lodhjes./21Media

Back to top button