”Moti është shumë i bukur dhe pa të reshura, pjesëmarrja masive është e pritshme”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka shfrytëzuar sot të drejtën e votës.
Pas votimit, Kurti iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë pasi që moti është mirë dhe nuk ka të reshura, prandaj ai pret që të ketë pjesëmarrje masive.
”Republika e Kosovës ka dëshmuar se është shtet demokratik ku plotësohen të drejtat e qytetarëve”, ka thënë Kurti.

Nga 38 komuna të Kosovës, sot në balotazh do votohet për të zgjedhur kryetarin në 21 komuna.
Komunat ku do të mbahen zgjedhjet për balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Podujeva, Kamenica, Drenasi, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti, shkruan rtv21
Në raundin e parë të zgjedhjeve, me 18 tetor me me shumë se 50% të votave është zgjedhur krytari në: Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Hani i Elezit dhe Skenderaj në Pejë dhe Lipjan, Deçan dhe Suharekë, në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh./21Media

Back to top button