Moti gjatë kësaj jave

Mot kryesisht me diell dhe vranësira pritet të mbajë gjatë javës së ardhshme në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të hënën do të ketë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Të martën pritet të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Të mërkurën dhe të enjten do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ku vende-vende vranësirat mund të sjellin riga shiu me intensitet të dobët.

Ndërsa, të premten do të vërehet një ndryshim in lehtë, pasi moti do të jetë me vranësira dhe me intervale të gjata me diell. Sa i përket temperaturave, ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve.

Back to top button