Moti i lig në SHBA, 100 mijë banorë të Masaçustit pa rrymë

Një stuhi me erëra që per nga intensiteti i afrohen forcës së uraganit, e shoqëruar me reshje të dendura bore, goditi sot verilindjen e Shteteve të Bashkuara dhe shkaktoi përmbytje në zonat bregdetare.
Më shumë se 100,000 shtëpi dhe dyqane në Massachusetts kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të një stuhie bore që goditi atë shtet federal amerikan.
Linjat ajrore anuluan gati 6,000 fluturime gjatë fundjavës në disa nga aeroportet më të ngarkuara të vendit, sipas faqes së internetit të Flytaver, dhe trafiku hekurudhor nga Bostoni në kryeqytet, Uashington, është i ndërprerë ose i kufizuar./21Media

Back to top button