Moti i ligë shkakton dëme në qendër të Shkupit

Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, menjëherë pas stuhisë së sotme ka dalë në terren dhe së bashku me pjesëtarët e MPB-së kanë inspektuar disa lokacione në Komunën e Qendrës ku qytetarët kanë raportuar për dëme.
Në rrugën “Crvena Voda” ka rënë një llamarinë nga çatia, e cila ka dëmtuar disa automjete të parkuara në afërsi të objektit, si dhe janë marrë disa raportime për pemë të rëna në disa lokacione të komunës.
“Nga e hëna do të formojmë një ekip të posaçëm nga komuna që do të dalë në terren dhe do të kontrollojë situatën. Banorët e Qendrës të gjitha dëmet e mëdha nga stuhia mund t’i lajmërojnë në numrin e emergjencës 112, prej nga do të dërgohen në selinë komunale për menaxhim me kriza”, ka thënë Gerasimovski, shkruan TV21./21Media

Back to top button