Moti i ndryshueshëm sot në Kosovë

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot pothuajse i ngjashëm, si pasojë e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin Ballkanik.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, mëngjesi i sotëm do të vazhdojë të jetë me ngrica dhe mjegull, ndërsa mesdita me temperatura pothuajse pranverore.
Minimalet e ditës parashihet të sillen prej -1 deri në 0 grandë Celsius, ndërsa maksimalet prej 8 deri në 11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Back to top button