Moti me diell dhe vranësira edhe në Maqedoninë e Veriut

 

Në Maqedoninë e Veriut sot moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 19, ndërsa ajo maksimale prej 27 deri 36 gradë. UV=8.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë zhvillim të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Temperatura minimale do të bie deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 33 gradë.

Vijon periudhë kur në orët e paradites do të mbizotërojë mot me diell, ndërsa në orët e pasdites në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Procese më intensive priten gjatë fundjavës./TV21

Back to top button