Moti në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot me diell dhe pjesërisht i vranët do të vazhdoj të mbajë gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.
Vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit, ditën e shtunë, kanë mundësi të shoqërohen me reshje shiu.
Sipas IHMK-së, vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.
“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohen qytetaret që kanë probleme me sëmundje kronike, të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit nga ora 10-17, kurse sa i përketë kushteve agrometeorologjike , ato vazhdojnë të mbeten të mira”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button