Moti në javën e parë të janarit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e parë e janarit do të jetë me kushte pothuajse të ngjashme meteorologjike me javën e fundit të vitit që e lamë pas.
Sipas IHMK-së, kjo si pasojë e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi gadishullin tonë.
“Mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta , por temperaturat në mesditë do të jenë pothuaj pranverore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7- 13 gradë Celsius”, njofotn IHMK.
Në mëngjes në shum vende parashihet të ketë mjegull si pasojë e rrezeve të diellit , presionit të lartë atmosferik dhe ndryshimit të tablos termike.
IHMK njofton se nuk parashihet që java e parë e këtij muaji të ketë reshje edhe pse sipas parashikimeve numerike data 7-8 kishte tendenca të ketë pak reshje.
“Parashikimet e fundit japin sinjale se reshje do të ketë diku me date 10-11 janar. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë ë favorshme, sidomos mëngjeset dhe mbrëmjet për shkak të këtij presioni të lartë atmosferik dhe lagështisë së madhe të ajrit, të cilët do të ndikojnë që ndotësit të përqëndrohen në shtresa të ulëta të troposferes”, njofton IHMK.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme, përfundon IHMK në njoftim./21Media

Back to top button