Moti në Kosovë, do të ketë shkarkime rrufesh në disa zona

Vendi ynë gjatë dy ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta, të cilat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të izoluar shiu.
Kjo situatë e krijuar barike mund të sjellë edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona, kryesisht përreth zonave të larta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 – 23 gradë Celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s./21Media

Back to top button