Moti në Kosovë për 28 nëntor

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se të dielën e 28 nëntorit, në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit parashihen riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s”, ka njoftuar IHMK./21Media

Back to top button