Moti në Maqedoni
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 31 gradë
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ngrohtë dhe me diell. Do të fryejë erë e lehtë veriore. Në fund të ditës do të ketë kushte për reshje të shkurta të shiut dhe bubullima.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 8 deri 17 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 21 deri 31 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë ditore deri 30 gradë Celsius.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?