Moti në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se java e ardhshme premton mot kryesisht të qetë. Parashihen shumë orë me diell. Vranësirat do të shfaqen më shumë në relievet malore, ku atje nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë të izoluar.
Sa i përket temperaturave deri ditën e premte, IHMK-ja thotë se nuk do të jenë të larta, por gjithnjë duke respektuar mesataret e muajit korrik.
Nga fundjava parashihen sërish valët e të nxehtit afrikan. Temperaturat minimale gjatë pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë celsius. Era do të vazhdojë ta mbajë drejtimin e veriut dhe verilindjes, e lehtë dhe mesatare.
“Indeksi UV do të mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHPK-së dhe të IHMK-së mbeten në fuqi. Reshjet e fundit që u regjistruan pothuajse në gjithë territorin e Kosovës, në jug  e jugperëndim dhe juglindje më shumë, e në pjesët tjera më pak, kanë ndikuar shumë pozitivisht në përmirësimin e kushteve biometeorologjike, agrometeorologjke si dhe kanë zbutur situatën me ujë për pije në liqenet tona akumuluese”, thuhet në njoftimin e Institutit./21Media

Back to top button