Moti në Shqipëri

Temperaturat do të bien për 3 gradë

Zhvillimi i një sistemi vranësirash do të ndikojë që Shqipëria të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike, për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, më të dukshme në zonat veriore- qendrore ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash janë paraqitur zonat jugore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira të shpeshta si edhe shira të dobët e lokalë. Parashiojohet që në orët e vona të mbrëmjes, të ketë përmirësim të kushteve të motit.

Sipas meteorologëve, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie me 2-3 gradë të temperaturave në vend.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 48 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 3 ballë.

Back to top button