Moti në Shqipëri
Mot i vranët e më reshje shiu
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike Shqipërinë edhe sot do shoqërojnë vranësirat dhe shiu. Shiu më i dendur do të paraqiten në zonat veriore ku herë pas here do të jenë në formë rrebeshi.
Gjatë orëve të pasdites zonat veriore dhe verilindore do të mbeten me vranësira dhe shira ndërsa zonat qendrore dhe ato jugore do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Të njëjtat kushte meteorologjike do të vijojnë edhe gjatë natës.
Sipas meteorologëve, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2- 3 gradë në të dy vlerat ekstreme të ditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.