Moti në vend gjatë javës së ardhshme

Në vend, gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot me vranësira.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 10 gradë Celsius.
Gjatë të martës, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 9 gradë Celsius.
Të mërkurën, mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat do të lëvizin nga – 1 deri në 9 gradë Celsius.
Të enjten, në vend do të mbajë mot pothuajse i ngjajshëm me ditën e mërkurë. Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 10 gradë Celsius.
Të premten, në vend do të mbajë mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e enjte. Temperaturat do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 10 gradë Celsius.
“Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 7 m/s”, përfundon njoftimi i IHMK-së./21Media

Back to top button