Moti nesër në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit./21Media