Moti për dy ditët e ardhshme

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit të cilat do ta mbajnë këtë situatë meteorologjike. Këto vranësira të përqendruara mbi territorin tonë do të sjellin sërish reshje shiu dhe bore në viset e larta por edhe në viset mesatare. Pas reshjeve në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të ulën deri në zero gradë, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5gradë Celsius.

“Ky aktivitet dinamik i motit do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-10m/s. Shpejtësia e erës si zakonisht më e lartë do të jetë në pjesën veriore të Dukagjinit”, njofton IHMK./21Media

Back to top button