Moti për dy ditët e ardhshme

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s./21Media

Back to top button