Moti për fundjavë

Gjatë vikendit mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.
Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6 metër për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të moti nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.