Moti për fundjavë, paralajmërohet se në disa vende mund të ketë breshër dhe shi

Gjatë vikendit në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.
Mot i ngjashëm pritet të mbajë edhe të dielën, por që sipas njoftimit në disa zona mund të ketë edhe breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.