Moti për pesë ditët e ardhshme

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Vranësirat, do të shoqërohen me riga shiu dhe fjolla bore. Temperaturat minimale dhe maksiamale mbeten positive deri të mërkurën, përjashtuar viset malore ku mund të ketë ngrica të dobëta, ndërsa nga e enjëta priten rënie të temperaturave dukshëm nën vlerat e zeros.
Era do të fryjë nga drejtimet e ndryshme me intensitet mesatar dhe lokalisht e forte.
Kujdes i shtuar i pjesemarresve në trafik për shkak të ngricave të cilat nga e enjëta priten të jenë ë të theksuara.
E hënë
Moti kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat minimale: 1-3°C
Temperaturat maksimale: 7-10°C
Era: Kryesisht nga jugperendimi 1-6m/s..
E martë
Mot i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat minimale: 2 deri 4C
Temperaturat maksimale: 5-8°C
Era: nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s
E mërkurë
Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale: 1deri 3°C
Temperaturat maksimale: 4-6°C
Era: kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-8m/s.
E enjte
Mot i vranët dhe me kushte për reshje të bores.
Temperaturat minimale: -5 deri -2°C
Temperaturat maksimale: -1 deri 1°C
Era: nga juglindja 1-7m/s.
E premte
Mot kryesisht i vranët .
Temperaturat minimale: -8 deri -5°C
Temperaturat maksimale: -2 deri 2°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.