Moti për pesë ditët e ardhshme

Temperaturat maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,fushat me presion të ndryshueshëm atmosferik të cilat kanë përfshirë Ballkanin do të karakterizojnë mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell, gjatë pesë ditëve të javës, bën të ditur Inistuti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vranësirat do të jenë të pa qëndrueshme duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet  8-11 gradë Celsius, ndërsa  maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s./21Media

Back to top button