Moti për pesë ditët e ardhshme me diell dhe vranësira të shpërndara

Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se minimalja do të jetë nga 10 gradë Celsius, kurse maksimalja do të jetë 33 gradë Celsius.
E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
E martë- Mot me diell dhe pjesërisht vranët. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 -17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.
E mërkurë- Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.
E enjte- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.
E premte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësitrat në pjesën e dytë të ditës vende- vende mund të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme, me shpejtësi 1-4m/s.
Indeksi UV gjatë gjithë javës mbetet i lartë, prandaj udhëzohet respektimi i këshillave të IKSHP./21Media