Moti për sot dhe ditët në vazhdim

Mot me vranësira

Meteorologët parashohin që sot do të kemi mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara do të jenë në mbarim të ditës. Temperaturat do të sillën në mes minus 3 e 8 gradë Celsius.

Nesër, në ditën e dytë të fundjavës, pritet të ketë më shumë vranësira, por përkundër kësaj, temperaturat do të shënojnë ngritje të dukshme ato do të sillën në mes 4 e 12 gradë Celsius.

Mot me vranësira, por me pak gjasa për reshje shiu, pritet të mbajë edhe në dy ditët e para të javës së ardhshme. Mandej pritet të ketë vranësira të theksuara të cilat do të sjellin edhe reshje shiu të intensitetit të ndryshëm e në viset malore edhe reshje bore./21Media

Back to top button