Moti për vikend

Gjatë fundjavës mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende -vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 14-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në katër metra për sekondë, raporton KosovaPress.
Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 17-20 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në tri metra për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.