Moti sot

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara parashihet për të mërkurën (sot) në vendin tonë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa zona mund të ketë riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 7°C, ndërsa ato maksimale e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16 -19°C, raporton KosovaPress.
Ndërkohë edhe për të enjten dhe të premten parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara në Kosovë.