Moti sot
Temperaturat do të sillën në mes 13 e 25 gradë celsius
Meteorologët, parashohin që sot do të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara pritet të jenë në pjesën e parë të ditës. Temperaturat do të sillën në mes 13 e 25 gradë celsius.
Nesër pritet të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët. Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë ato do të lëvizin në mes 14 e 27 gradë celsius.
E sa i përketë fundjavës ajo do ketë karakterizohet me mot të ndryshueshëm. E shtuna do të jetë ditë me vranësira të cilat në pjesën e parë të ditës mund të përcjellen edhe me reshje lokale shiu, kurse e diela do të ketë më pak vranësira dhe kuptohet edhe më pak gjasa për reshje shiu. Temperaturat do te shënojnë rënie, ato do të sillën në mes 10 e 21 gradë celsius./21Media