Kaloni te përmbajtja kryesore

Moti sot

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe  vranësira

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës njofton se vendi gjatë ditës së sotme do të përfshihet nga moti me diell dhe me vranësira. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse vende-vende reshjet do të jenë në formë rrebeshi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius. Shtypja atmosferike është paraparë të ngritet nga pjesa e dytë  e javës.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi deri të enjten, ndërsa më tutje era do të ndërrojë kahun nga verilindja  ku shpejtësia e saj mund të arrijë  deri 11 m/s./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button