Moti sot, herë vranësira me shi e herë diell

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot herë i vranët e herë me diell.
“Moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu”, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s./21Media