Kaloni te përmbajtja kryesore

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

 

Mot i vranët dhe me intervale me diell do të mbajë gjatë së mërkurës në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsiu.

“Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ndërsa të enjten do të ketë edhe reshje të shiut.

“Dita e enjte do të shoqërohet me mot jostabil, i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s, ndërsa në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit shpejtësia e erës mund të arrijë deri 15 m/s”, thuhet tutje nga IHMK.

Ndërkohë që IHMK vlerëson se “Kjo situatë meteorologjik do të ndikoj pozitivisht, si në kushtet agrometeorologjike, po ashtu edhe në ato biometeorologjike”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button