Moti sot, i vranët e vende -vende me borë

Masat e ajrit me origjinë polare do ta përfshijnë vendin gjatë gjithë javës, duke kushtëzuar mot të ftohët dhe reshje shiu dhe bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të marten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në -1 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet-1 e 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Back to top button