Moti sot, kujdes nga rrezet direkte të diellit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka informuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vapë.

Sipas parashikimeve, në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale.

Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 grad Celsius.

Instituti ka bërë thirrje për kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button