Moti sot me diell

Temperaturat gjatë kësaj jave në Kosovë pritet të ngriten.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar përmes një komunikate për media se të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Parashikimin për ditët në vijim mund ta lexoni këtu.

Back to top button