Moti sot, me diell dhe vranësira
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar mot me diell dhe vranësira të shpërndara për ditën e hënë.
Derisa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin deri në 30 gradë.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim./21Media