Kaloni te përmbajtja kryesore

Moti sot me reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shiut dhe borës.
Ndërkaq, vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.
”Në viset e larta, pos reshjeve të dendura të borës edhe temperaturat minimale do të jenë për 2-3 gradë më të ulëta ,se sa në vise të ulëta dhe mesatare. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndi.it me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button